Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F) - PENZA (F)

Penza me 20 epërsi ndaj Trepçës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Penza me 20 epërsi ndaj Trepçës


22 February, 2020 @16:56

Vashat e Penzës arritën të fitojnë ndaj Trepçës me rezultat 66-46.

Mbrojtja e fortë e Penzës në çerekun e parë, ku pësuan vetëm katër pikë, e bëri dallimin në ndeshje, me epërsinë që më pas nuk u lëshua deri në fund.

Në skenë te skuadra pejane ishte si zakonisht kapitenja Valbona Bytyqi. Ajo luajti me 18 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 2 topa të rrëmbyer e 2 bllokada.

Gjithashtu te Penza u dalluan edhe Melita Luci me 14 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Elizabeta Hatashi me 14 pikë të tjera.

Te Trepça e vetmja me pikë dyshifrore ishte Arta Mustafa me 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 8 për Penzën dhe me 4 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse Trepça krahas humbjes nuk lëvizi nga pozita e katërt.

Penza në xhiron tjetër luan me Vëllaznimin në Gjakovë, kurse Trepça pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave