Të gjitha lajmet

VËLLAZNIMI (F) - PENZA (F)

Penza pa humbje ndjek kreun

Penza pa humbje ndjek kreun

27 October, 2019 @22:40

Vashat e Penzës serinë e fitoreve e vazhduan edhe kundër Vëllaznimit.

Penza e mposhti Vëllaznimin me rezultat 28-79.

Si në dy ndeshjet e para ashtu edhe në këtë ndeshje më e mira te Penza ishte Valbona Bytyqi. Ajo luajti me 17 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Bytyqi kësaj radhe mori më shumë ndihmë nga bashklojtaret e saj. Te skuadra pejane u dalluan edhe Elizabeta Hatashi me 13 pikë e 6 kërcime, Zana Zeka me double-double prej 11 pikëve e 19 kërcimeve, Diedona Halitaj me 11 pikë dhe Melita Luci me 10 pikë të tjera.

Te Vëllaznimi e vetmja me pikë dyshifrore ishte Diellëza Leti me 10 pikë.

TABELA AKTUALE

Penza së bashku me Bashkimin janë dy skuadrat e vetme pa humbje në 3 xhirot e zhvilluara, kurse Vëllaznimi ende nuk u njoftua me fitore.

Në xhiron e katërt Penza takohet me Prishtinën, kurse Vëllaznimi me Bashkimin.

TREPÇA (F) - PRISHTINA (F)

Triple-double i dytë për Enisën, Trepça pa fitore

26 October, 2019 @17:01

Një fitore e pritur nga vashat e Prishtinës erdhi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Prishtina e mposhti Trepçën me rezultat…

BASHKIMI (F) - KASTRIOTI (F)

Bashkimi lehtë ndaj Kastriotit, përforcohet kreu

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

25 October, 2019 @21:05

Ndeshja hapëse e xhiros së tretë në Ligën e Femrave në basketboll, përfundoi pa ndonjë befasi. Vashat e Bashkimit pa…

EURO CUP

Vashat e Prishtinës të pafuqishme ndaj Vidnojes

24 October, 2019 @22:06

Vashat e Prishtinës pësuan edhe në ndeshjen e dytë në Eurocup. Kësaj radhe humbja ishte edhe më e thellë. Skuadra…

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (2)

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

23 October, 2019 @12:13

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së dytë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës…

NGA INFORMATORI

350€ dënime te meshkujt, 200€ te femrat

22 October, 2019 @10:30

Pas përfundimit të xhirove përkatëse në Superligën e Kosovës në basketboll dhe në Ligë të femrave, nuk është shënuar ndonjë…

Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave