Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F) - PEJA (F)

Penza përkohësisht në pozitën e dytë

FOTO / Penza

Penza përkohësisht në pozitën e dytë


23 November, 2019 @14:38

Vashat e Penzës e mposhtën Trepçën me rezultat 51-60.

Penza për herë të dytë në këtë sezon, arriti të triumfoj ndaj skuadrës mitrovicase, derisa gjatë ndeshjes te skuadra pejane në skenë ishte dyshja Bytyqi dhe Luci.

Kapitenja e skuadrës së Penzës, Valbona Bytyqi, ishte më e dalluara me 23 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, kurse Melita Luci luajti me 17 pikë, 9 asistime, 7 kërcime e 5 topa të rrëmbyer.

Te Trepça me pikë dyshifrore luajtën Melisa Ibrahimi (14 pikë), Sihana Ramoja (12 pikë) dhe Lorena Haxha (10 pikë).

TABELA AKTUALE

Me një ndeshje më shumë, Penza ngritet në pozitën e dytë me 12 pikë në total, kurse Trepça mbetet në pozitën e katërt me 9 pikë, pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.

Penza në xhiron e 8 do të takohet me Vëllaznimin, kurse Trepça me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave