Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA (F) - KASTRIOTI (F)

Penza triumfon me ndihmën e kapitenes

Penza triumfon me ndihmën e kapitenes


17 November, 2019 @23:48

Loja e mirë e kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqit, e dërgoi skuadrën pejane drejt fitores.

Penza e mposhti Kastriotin me rezultat 70-65.

Kapitenja e skuadrës pejane, Bytyqi, luajti rol të rëndësihëm në fitoren e Penzës me 29 pikë, 16 kërcime e 3 asistime.

Valbona u ndihmua edhe nga Diedona Halitaj me 12 pikë e 8 kërcime. Këto dyja ishin të vetmet me pikë dyshifrore te Penza.

Te Kastrioti përsëri në skenë ishte Agnesa Rrahmani. Ajo luajti 40 minuta pa pushuar, derisa shënoi 33 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Penza me 4 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse Kastrioti ka bilanc 1 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e shtatë Penza takohet me Trepçën, kurse Kastrioti me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave