Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA MYSAFIRE

Për 14 ditë, 4 ndeshje në BIBL për Pejën

Fotot: FBK

Për 14 ditë, 4 ndeshje në BIBL për Pejën


27 February, 2023 @15:11

Njëra nga dy skuadrat prej Kosove që po merr pjesë në BIBL këtë stinor, Peja do të ketë kalendar të ngjeshur brenda 14 ditëve të para të muajit mars aty.

Sipas orarit të botuar në faqen zyrtare të BIBL, verdhezinjtë do të ndeshen më 1 mars ndaj Levskit, më 2 mars ndaj Beroes, pastaj më 8 mars ndaj Bashkimit dhe më 14 mars ndaj Hapoel Beer Shevës.

Larry Thomas

Të gjitha këto ndeshje për Pejën do të jenë si mysafire, ku verdhezinjtë do të kenë udhëtime për në Bullgari, pastaj pas rikthimit në Kosovë për duel ndaj Bashkimit, do të shkojnë edhe në Izrael.

Deri tash Peja ka pasur bilanc tepër të mirë në kuadër të BIBL, derisa ka shënuar katër fitore në pesë ndeshjet e zhvilluara aty.

Verdhezinjtë kanë ndërruar trajnerin dy javë më parë, ndërsa tash me trajnerin e ri do të kërkojnë sigurimin e PlayOffit në BIBL, pasi që kanë bilanc premtues.

KB Peja
Ekipi i KB Peja, me trajnerin Can Sevim, para ndeshjes së Final 8 të Kupës


 
Të gjitha lajmet nga