PRISHTINA
Për Vitin e Ri Prishtina me përforcim amerikan
29 December, 2021 @14:39
Skuadra e Prishtinës, është përforcuar me amerikanin Kenny Brown.
Brown është i gjatë 189 cm dhe luan në pozitat një dhe dy.
Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës rumune Steaua, që kishte një mesatare prej 15.1 pikëve, 4.5 asistimeve, 2.1 kërcimeve dhe 1.4 topave të rrëmbyer për ndeshje.
Prishtina në çerekfinale të Kupës së Kosovës do të përballet me Pejën, derisa Brown do të debuton në ndeshjen kundër Ibarit më 10 janar 2022 në kuadër të Ballkan Ligës.