Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAKTOHEN TERMINET

Përcaktohen terminet e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale

Përcaktohen terminet e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale


14 April, 2023 @14:19

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një njoftimi të lëshuar sot në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se kur saktësisht do të luhen ndeshjet e dyta të serive gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës.

Kështu, përballja Ylli - Peja luhet të shtunën më 15 prill me fillim prej orës 20:30, ndërsa dueli Trepça - Prishtina luhet të dielën më 16 prill me fillim prej orës 17:15.

Duelet e para të serive përkatëse i fituan vendasit dhe kanë marrë epërsinë me nga 1-0, ndërsa në fundjavë vendasit e radhës do të tentojnë barazimin e serisë, pasi që në të kundërtën kundërshtarët do të bëjnë hap të rëndësishëm drejt finales së garës.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1 pra vajtje-ardhje, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore së pari.


 
Të gjitha lajmet nga