ATLETIKË

Përfundim i çuditshëm në 400m
16 August, 2016 @10:22
Shaunae Miller kishte një epërsi derisa hynin në 100m e fundit derisa Natasha Hastings dhe Shericka Jackson po shfaqnin lodhje. Allyson Felix në anën tjetër kishte përshpejtuar dhe po afrohej kah e arta kur pak metra para fundit Miller nis të përkulet duke përfunduar garën e rrëzuar. Borozani.com
Fotofinishi supet e Shauna Miller 0.07 sekonda para Allyson Felix në fund. Kjo ishte e arta e parë për Bahamanë. Me këtë medalje, Allyson Felix ngjitet në shtatë sosh duke mbetur vetëm mbrapa legjendares Merlene Ottey që ka nëntë të arta si atletja me më së shumti medalje në olimpiada.
E bronzta i takoi xhamajkases Shericka Jackson.
Në këtë disiplinë kishte garuar edhe atletja kosovare Vijona Kryeziu e cila me kohë 54.30 kishte përfunduar e 52ta nga 57 atlete.