XHIRO 3

Përmbledhja e xhiros 3, skuadra e vetme me 3 fitore…
7 October, 2022 @22:48
Ka përfunduar xhiroja e tretë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
Skuadra e vetme me 3 fitore deri më tani është New Basket (me një ndeshje më shumë), që e mposhti KB Borën me rezultat 88-79, ku Hajriz Hazeri me 27 pikë dhe Cameron Soloman me 23 pikë shkëlqyen.
Borea ka regjistrua fitoren e parë, duke e mposhtur Gjakovën e Re me rezultat 70-67.
Edhe Dukagjini e regjistroi fitoren e parë pas 3 xhirove. Dukagjini e mposhti me rezultat të ngushtë 83-81 Prishtinën e Re.
Sikurse Borea e Dukagjini, edhe Istogu u njoftua me fitore, pas triumfit me rezultat 129-58 kundër AS Prishtinës.
Ndeshja e fundit e xhiros i takoi Vushtrrisë që e moshti MH Prishtinën me rezultat 108-62.
New Basket deri më tani i ka 3 fitore në 3 ndeshje të zhvilluara, por edhe Vushtrria me Dritën i kanë nga 2 fitore por me nga një ndeshje më pak.