Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF FINALS | GAME 2

Përmbysje e madhe, Penza një hap para titullit kampion

Përmbysje e madhe, Penza një hap para titullit kampion


15 April, 2022 @23:45

Penza i ka shkaktuar edhe humbjen e dytë Prishtinës në serinë finale të PlayOffit të Ligës së Femrave, ndërsa tash ka marrë epërsinë 2-0 dhe vetëm një fitore e ndanë nga titulli kampion për stinorin 2021/22.

Vajzat pejane, përkundër se kanë parë veten në disavantazh 15 pikësh në Karagaç, janë rikthyer furishëm në lojë për të shkrirë epërsinë e Prishtinës, që ka qenë e pamposhtur deri në finale, për të fituar ndeshjen ngushtë, 64-60 [10-17, 15-19, 17-13, 22-11].

Rael Whitsitt dhe Valbona Bytyqi kanë luajtur me double-double për pejanet të premtën mbrëma në Pejë, derisa e para ka dhënë 18 pikë e 17 kërcime, e dyta ka shënuar 10 pikë e 12 kërcime në fitore.

Mundi i prishtinaseve me Arbnore Përçukun që luajti me 14 pikë, 8 kërcime e 8 asistime si dhe double-double i Sarah Mgbeike me 17 pikë e 10 kërcime nuk kanë mjaftuar për Prishtinën që ta ndalë Penzën.

Tash ekipi i drejtuar nga Milan Rondovic është vetëm një fitore larg titullit kampion dhe në rast të fitores të hënën mbrëma në Prishtinë, festa do të fillojë. Në të kundërtën, seria vazhdon në Pejë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave