Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E FEMRAVE

Përquku 32 pikë, Penza mposhtë Vëllaznimin

Përquku 32 pikë, Penza mposhtë Vëllaznimin


11 February, 2021 @19:53

KBF Penza e mposhti KBF Vëllaznimin me rezultat 72-76.

Ndeshja deri në fund kaloi me rezultat të ngushtë, derisa përfundoi me fitoren e skuadrës pejane.

Arbnore Përquku shkëlqeu me 32 pikë, 5 asistime e 3 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Ashlie Howell 16 pikë e 15 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 11 pikë e 11 kërcime.

Te Vëllaznimi si gjithmonë shkëlyen Raven Baker dhe Sarah Mgbeike. Baker luajti me 41 pikë, 8 kërcime, 5 asistime e 5 topa të rrëmbyer dhe Mgbeike me 15 pikë e 21 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Penza me 7 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Vëllaznimi me 9 fitore e 4 humbje.

Në xhiron tjetër Penza takohet me Prishtinën, derisa Vëllaznimi me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave