Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E KOSOVËS

Përquku me triple-double, KBF Bashkimi fiton Superkupën e Kosovës

Përquku me triple-double, KBF Bashkimi fiton Superkupën e Kosovës


9 October, 2022 @22:29

Vajzat e Bashkimit kanë shënuar fitore në finale të Superkupës së Kosovës, duke e mposhtur Penzën me rezultat 63-70 për të sjellë trofeun në qytetin e Prizrenit.

Prizrenaset kanë shënuar fitore në një ndeshje që ishte e barabartë gjatë gjithë 40-minutave, ndërsa pas çerekut të parë me 20-18 në të mirë të pejaneve, ekipi i KBF Bashkimit dalëngadalë ka marrë secilin çerek për të arritur te fitorja me 7 pikë dallim, 63-70 [20-18, 16-21, 17-18, 10-13].

Aulona Muhadri me 20 pikë e 8 kërcime ka qenë më efikasja te Bashkimi në finale, por Arbnore Përquku ka treguar cilësitë e saja duke kryer finalen me triple-double, prej 12 pikëve, 10 kërcimeve dhe 14 asistimeve.

Me double-double ndeshjen e përfundoi Aleksandra Beginisic që dha 19 pikë e bëri 17 kërcime, ndërsa Sara Vraniçi shtoi 11 pikë në fitore.

Te Penza më efikasja ka qenë amerikanja Antonete Thompson me 21 pikë, ndërsa 14 pikët e Jeta Zekës dhe 10 të tjera të shënuara nga Lejla Omerbasic, nuk mjaftuan për më shumë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave