Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI DO TË PROVOJË AQ SA MUNDET

Plantak uron lojtarët për luftën e bërë dhe qartëson mungesat

Plantak uron lojtarët për luftën e bërë dhe qartëson mungesat


2 April, 2023 @2:28

Trajneri i Vëllaznimit, Josip Plantak, është ndarë i kënaqur nga lojtarët e tij në ndeshjen e humbur nga Trepça të shtunën, ndërsa ka thënë se po vërehet mungesa në roster të lojtarëve.

Kroati është shprehur që lojtarët e tij kanë luftuar sa kanë pasur mundësi ndaj një Trepçë të fortë, të cilët i ka uruar për fitore, ndërsa ka shtuar se tash e tutje dëshiron që basketbollistët që i ka në dispozicion të luftojnë si sonte dhe më pas të shpresojnë.

“Ne kemi këtë roster tani dhe mund të urojë lojtarët që kanë luftuar. Sipas meje, duhet të fokusohemi në ndeshjet e PlayOffit dhe të luftojmë në këto ndeshje si sot dhe kaq. Kemi bërë punë të madhe, kemi arritur qëllimin, por fatkeqësisht nuk kemi rosterin e plotë dhe kështu… Të shohim,” ka thënë trajneri kroat i Vëllaznimit pas ndeshjes.

Kujtojmë, javën e kaluar qendra e Vëllaznimit Damonte Dodd u largua nga ekipi për të shkuar në ligën e Bahreinit, ndërsa ekipi pos vendorëve që i kanë mbetur në skuadër nga të huajt në ekip i kanë mbetur Devin Johnson dhe Jordan Harris - që luajtën sonte. Më parë në roster kuqezinjtë kishin edhe Will Brown e Jahii Carson.

Qëllimi i Vëllaznimit të rikthyer këtë stinor në Superligë ka qenë qëndrimi në Superligë edhe për stinorin 2023/24, të cilën e arritën në xhiron e parafundit të stinorit, ndërsa tash në PlayOff që nis këtë mesjavë pritet të ndeshen me kampionin Ylli, në duelet e çerekfinales së garës për titull kampioni të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga