Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBETET NË SERIE A!

Posa zyrtarizohet ndarja, Ardian Ismajli siguron ekipin e ri të tij

Foto: Empoli

Posa zyrtarizohet ndarja, Ardian Ismajli siguron ekipin e ri të tij


30 June, 2025 @15:35

Do të mbetet në Serie A! Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli sot u zyrtarizua për ndarje me ekipin e tij të deritashëm Empoli. Por, nuk kaloi shumë kohë, u bë e ditur nga mediat italiane se qendërmbrojtësi në fjalë do të mbetet në Serie A.

Kjo, pasi që ai ka kërkuar të luajë në elitën italiane dhe ka vendosur për ekipin e Torinos, ku do të kalojë si lojtar i lirë. Sipas raportimeve, Ismajli do të merr pagë prej 700 mijë eurosh për stinor te ekipi torinez, ndërsa posa të kryejë testet mjekësore do të zyrtarizohet edhe nga klubi i tij i ri.

Ismajli 187-centimetra i gjatë është 28 vjeçar aktualisht dhe më 30 shtator do të festojë ditëlindjen e 29-të të tij. Pos Empolit, në Itali Ismajli ka luajtur edhe për Spezian, ku kishte kaluar nga Hajduku i Splitit. Ai pritet të nënshkkruajë kontratë 2-vjeçare me ekipin italian.


 
Të gjitha lajmet nga