E RRALLË

Prishtina bie në pozitë të fundit
6 March, 2021 @19:09
Fitorja e Vëllaznimit ndaj Rahovecit, ka bërë që ekipi gjakovar të dalë nga fundi i tabelës sonte dhe në vend të fundit të Superligës të renditet Prishtina.
Bardhekaltërit që sot kanë emëruar trajnerin e ri të skuadrës Ljupcho Malinkov, do të kenë punë serioze që prej nesër për të nxjerrë skuadrën nga pozita e fundit e tabelës.
Prishtina ka një ndeshje më pak aktualisht të zhvilluar dhe nesër ndeshet me Pejën në superderbi që luhet në Pallatin e Rinisë, ndërsa Peja së fundi ka marrë si trajner pikërisht ish-trajnerin e bardhekaltërve që i mposhti në Kupë, Dragan Radovic.
Dueli Prishtina-Peja zhvillohet nesër me fillim prej orës 19:00. Fitorja do ta nxjerrë Prishtinën nga fundi i klasifikimit, ndërsa humbja do ta lë në pozitë të fundit, me pikë të njëjta si Vëllaznimi.