Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Ç2: VËLLAZNIMI - RAHOVECI

Dallimi 14 pikësh në “Shani Nushi”

Dallimi 14 pikësh në “Shani Nushi”


6 March, 2021 @17:46

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Vëllaznimit dhe Rahovecit që po zhvillohet aktualisht në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Skuadra vendase këtë periudhë e mbylli me epërsi prej 14 pikëve, derisa rezultati në semafor po tregonte shifrat 43-29.

Tiwian Kendley, Ty Nichols dhe Andi Shehu deri më tani janë koshashënuesit më të mirë të Vëllaznimit, ndërkaq te vreshtarët Altin Morina dhe Alban Veseli po mbajnë mbi supe përgjegjësinë kryesore të shënimit të pikëve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga