Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FT: VËLLAZNIMI - RAHOVECI

Vëllaznimi i sigurt ndaj Rahovecit, vjen fitorja e tretë rresht

Vëllaznimi i sigurt ndaj Rahovecit, vjen fitorja e tretë rresht


6 March, 2021 @18:41

Skuadra e Vëllaznimit ka vazhduar formën e mirë duke regjistruar rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e sotme ndaj Rahovecit.

Ekipi i trajnerit Branimir Pavic ka festuar fitoren e tretë rresht, duke e e mposhtur Rahovecin me rezultat 74-68.

Kuqezinjtë shënuan fitore të merituar pasi që gjatë gjithë kohës kishin epërsinë dhe kontrollin e lojës përballë vreshtarëve, megjithëse fitorja paksa u rrezikua pasi Rahoveci u afrua në vetëm 6 pikë kur kishin mbetur edhe rreth 1 minutë deri në fund.

Epërsia e Vëllaznimit arriti kulmin në çerekun e tretë, kur me trepikëshin e Tiwian Kendley rezultati u rrit në 18 pikë dallim, 55-37.

Duhet cekur se në këtë ndeshje debutuan tre basketbollistë. Për Vëllaznimin për herë të parë luajtën transferi i ri Tiwian Kendley dhe Atik Koshi që mungoi një kohë të gjatë për shkak të lëndimit, derisa te Rahoveci debutoi qendra Ed Daniel.

Në fitoren e Vëllaznimit shkëlqeu përforcimi i ri, Tiwian Kendley, i cili ishte koshashënuesi më i mirë me 21 pikë, dy më shumë se bashkëlojtari i tij, Ty Nichols, derisa te Rahoveci Altin Morina shënoi 18 pikë dhe Ed Daniel luajti me double-double prej 15 pikë e 11 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi në ndeshjen e radhës do të jetë mysafir i Ponte Prizrenit, kurse Rahoveci do ta pret në shtëpi skuadrën e përforcuar të Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga