Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA (F) - KASTRIOTI (F)

Prishtina deklason me dy rekorde Kastriotin

Prishtina deklason me dy rekorde Kastriotin


8 March, 2020 @20:04

Vashat e Prishtinës me lehtësi e mposhtën Kastriotin me rezultat të thellë 135-46.

Prishtina në këtë ndeshje nuk e lëshoi epërsinë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund. Vashat e Prishtinës i regjistruan dy rekorde, gjithsej 135 pikë, dhe gjithashtu duke e arritur fitoren me epërsinë më të lartë në një ndeshje sivjet, plot 89 pikë epërsi.

7 basketbolliste të Prishtinës luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre u dalluan Enxhi Xhanaj me 28 pikë, 8 asistime, 6 kërcime e 5 topa të rrëmbyer, Enisa Kamerolli me 21 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, Marigona Rushiti e Era Shatri me nga 20 pikë secila dhe Irma Konjusha me double-double prej 13 pikëve e 11 asistimeve.

Te Kastrioti u veçua vetëm Agnesa Rrahmani me 28 pikë e 6 kërcime.

TABELA AKTUALE

Prishtina gjendet në pozitën e dytë me 13 fitore e 2 humbje, derisa Kastrioti në fund të tabelës me 2 fitore e 13 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina e pret Vëllaznimin, kurse Kastrioti takohet me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave