BASHKIMI - PRISHTINA @ GAME 2

Prishtina fiton në Prizren, barazohet seria
17 May, 2017 @20:51
Me fitoren e Prishtinës u mbyll ndeshja e dytë e serisë finale mes Bashkimit dhe Prishtinës në ‘Sezai Surroi’ të Prizrenit, ndeshja e cila dhuroi emocione deri në sekondat e fund, e në fund fitores iu gëzuan kryeqytetasit, për ta barazuar kështu serinë e ndeshjeve finale në 1-1.
Ndeshja ishte e barabartë pothuajse gjatë gjithë kohës, me epërsinë që kalonte herë në njerën anë e herë në tjetrën, mirëpo asnjëra skuadrër nuk shkëputej më shumë se 3 pikë nga tjetra.
Çereku i parë i takimit u mbyll me rezultat 22-21 në të mirë të Bashkimit, në një çerek ku loja e Bashkimit bartej nga treshja Black-Locke-Popovic. Në anën tjetër te kryeqytetasit dalloheshin Granit Rugova e Mike Moser.
Ngjajshëm si i pari, kaloi edhe çereku i dytë, ndërsa për t’u përmendur nga ky çerek është pasaktësia e madhe e të dy ekipeve nga gjuajtjet e lira, e në veçanërisht e skuadrës së Bashkimit.
Me minutat që kalonin, loja bëhej më e fortë dhe lufta vazhdonte nga të dyja skuadrat, por që asnjëra prej tyre nuk shkëputej shumë në rezultat, duke bërë kështu që gjithçka të vendosej në çerekun e katërt. E aty skuadër më e mirë u tregua Prishtina, e cila përkundër disavantazhit 5-0 në fillim të çerekut, u këndell dhe e arriti fitoren falë paraqitjes shumë të mirë të dyshes Kemp-Hinds, të cilët shënuan treshe në momentet vendimtare, e në anën tjetër, prizrenasit e lëshuan disa herë mundësinë për ta barazuar rezultatin, gjë që iu kushtoi në rezultatin final.
Më i dalluari te prizrenasit sonte ishte Justin Black me 22 pikë, 3 kërcime e 5 asistime, derisa te Prishtina u veçua Mike Moser me 21 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
Për t’u përmendur është edhe fakti që në këtë takim të pranishme ishin të dy tifozëritë, Arpagjik’t dhe Plisat, të cilët krijuan një atmosferë impozante dhe e zbukuruan ndeshjen e dytë finale.
Ndeshja e tretë e serisë luhet të premten (19 maj) në kryeqytet.
Bashkimi
1 | Justin Black (27:52) | 22 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
2 | Kayel Locke (32:44) | 15 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Marko Popovic (21:37) | 13 pikë | 5 kërcime | 1 top të vjedhur |
4 | Miaile Tmusic (33:20) | 8 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
5 | Temi Soyebo (22:15) | 7 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
6 | Gazmend Sinani (22:27) | 6 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Imer Tahiri (15:49) | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Qëndrim Biraj (3:17) | 0 pikë | - | 1 asistim |
9 | Garrius Adams (15:29) | 0 pikë | - | 1 asistim |
10 | Arian Tahiri (5:04) | 0 pikë | - | - |
11 | Arion Balluku | - | - | - |
12 | Edmond Kryeziu | - | - | - |
Sigal Prishtina
1 | Mike Moser (21:52) | 21 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
2 | Jabarie Hinds (1:40) | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Granit Rugova (24:58) | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Willie Kemp (24:58) | 10 pikë | 7 asistime | 2 topa të vjedhur |
5 | Fisnik Rugova (26:14) | 9 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Nenad Delic (30:03) | 8 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
7 | Edmond Azemi (30:42) | 6 pikë | 6 kërcime | - |
8 | Urim Zenelaj (1:40) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Gazzali Makasqi | - | - | - |
10 | Rinor Peci | - | - | - |
11 | Muhamedali Janjeva | - | - | - |