Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË GJYSMËFINALE

Prishtina kalon Bashkimin, siguron gjysmëfinalen

Foto: FBK

Prishtina kalon Bashkimin, siguron gjysmëfinalen


16 February, 2023 @19:06

Prishtina ka shënuar fitore në duelin çerekfinal ndaj Bashkimit në kuadër të Kupës së Kosovës për të siguruar një vend në gjysmëfinale të garës. Bardhekaltërit kanë vendosur ndeshjen në çerek të tretë përfundimisht kur bënë dallimin 10-pikësh me 22-12 ndërsa kaluan në përgjithësi ndeshjen me 82-67.

Lejson Zeqiri me 18 pikë ishte më efikasi te Prishtina në këtë fitore të pritur të tyre, ndërsa 14 të tjera i dha Dustin Thomas. Bashkimi, përkundër rezistencës në pjesë të parë të treguar, 45-37, me rënien në çerek të tretë nuk arriti të bëj më shumë në çerekun e fundit dhe me kaq u eliminua nga Kupa.

SKEMA e KUPËS

Te prizrenasit më i dalluari ishte Curtis Jones me 24 pikë, ndërsa 12 të tjera i dha Samardo Samuels, që bëri edhe 9 kërcime.

Prishtina me sigurimin e gjysmëfinales, aty pret fituesin e ndeshjes Ylli-Prizreni.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga