Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PRISHTINA - KBF PENZA

Prishtina kampione vjeshtore, 10 fitore në 10 ndeshje

FOTO / KBF Prishtina

Prishtina kampione vjeshtore, 10 fitore në 10 ndeshje


11 December, 2021 @23:57

KBF Prishtina e mposht edhe një herë Penzën.

Vashat prishtinase triumfuan me rezultat 91-65 dhe e regjistruan fitoren e 10 të stinorit.

Penza vetëm në çerekun e parë arriti të lufton me Prishtinën, derisa vashat e trajnerit Fidan Shatri e ngritën epërsinë gradualisht dhe arritën fitoren e radhës.

Për Prishtinën shkëlqyen, Sarah Mgbeike me 25 pikë, 16 kërcime, 5 bllokada e 3 asistime, Aisia Robertson me 21 pikë, 11 asistime e 6 topa të rrëmbyer dhe Arbnore Përquku me 15 pikë, 8 asistime e 9 kërcime.

Te Penza koshashënuesja më e mirë ishte Valbona Bytyqi me 21 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Cheah Rael Whitsitt me 18 pikë e 19 kërcime.

TABELA AKTUALE

Prishtina me 10 fitore në 10 ndeshjet e zhvilluara gjendet në krye të tabelës, kurse Penza me 8 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave