MEDIA
Prishtina me NBA lojtar
7 August, 2015 @8:32
Sigal Prishtina është shumë afër zyrtarizimit të basketbollistit amerikan me përvojë të madhe në garat europiane dhe me përvojë shtesë nga NBA.
Khalid El Amin (172 cm. 96 kg.) pritet të jetë përforcimi i radhës i Sigal Prishtinës ka bërë të ditur Koha Ditore në një artikull të botuar sot.
El Amin është 36 vjeçar dhe ka luajtur së fundi për Gottingenin në Gjermani. Ai është përforcimi i katërt i huaj i Sigal Prishtinës ndërsa i gjashti në total.
Në Gottingen fundori në fjalë ka pasur mesatare prej 14.5 pikëve, 4.8 asistimeve dhe 2.3 kërcimeve për ndeshje.
Ai ka qenë i draftuar nga Chicago Bulls në vitin 2000 ndërsa ka luajtur edhe për Miami Heatin duke shënuar shifrën e 50 ndeshjeve në NBA.
Ai ka qenë pjesë e Trabzonsporit, Cibonës, Lietuvos Rytas, Turk Telekomit, Besiktasit, Strasbourgut etj.
Gjeorgji Çekovski, Stanimir Marinov, LaceDarius Dunn, Gëzim Morina dhe Yll Kaçaniku - janë përforcimet e deritashme të skuadrës së Prishtinës, të gjitha të zyrtarizuara nga klubi.