SUKSET ME KANDEMIRIN - VAZHDOJNË

Foto: KBPrishtina/ Sh. Ahmeti
Prishtina mposhti Šiauliain, sot kërkon PlayOffin në ENBL
25 January, 2023 @11:11
Dardan Berisha tregoi edhe njëherë cilësitë e tij dhe atë kur më së shumti iu deshën Prishtinës. Ndaj Šiauliait që kishte deri tash vetëm një humbje, Prishtina regjistroi fitoren e dytë dhe atë me rezultat bindës.
Šiauliai u mposht nga rekord-kampionët e Kosovës me rezultat 67-91 [20-31, 16-14, 12-24, 19-22], ndërsa me këtë rezultat Prishtina ka krijuar mundësinë për të shpresuar në PlayOff të ENBL-së, me një fitore potenciale sot ndaj rivalit të radhës, estonezëve të Taltech që nuk kanë asnjë fitore dhe janë të fundit në renditje.
Tri lojtarë të Prishtinës bënë double-double në fitore ndaj Šiauliait. Kapiteni Berisha shënoi 13 pikë bëri 10 asistime, Dustin Thomas dha 23 pikë dhe bëri 10 kërcime, ndërsa Brooks Debisschop dha 18 pikë e shtoi 11 kërcime në këtë fitore maestrale të bardhekaltërve, që po vazhdojnë të fitojnë në secilën garë me Ahmet Kandemirin në krye të ekipit.
Fitorja e djeshme ndaj Šiauliait ka bërë që Prishtina të ketë bilanc 2-3, ndërsa Šiauliai lituanez është në 2-2!
Kujtojmë, Prishtina është duke debutuar këtë stinor në ligën ENBL që përfshin kryesisht ekipe nga Evropa VeriLindore. Me mundësitë e shfaqura, bardhekaltërit tashmë po kërkojnë të sigurojnë PlayOffin e ligës që në stinorin e parë të tyre. Ndeshja Prishtina - Taltech luhet sonte prej orës 18:00 dhe është ndeshja e fundit e kryeqyetasve në fazën grupore të garës. Kualifikimi në PlayOff i Prishtinës është i mundur me fitoren e sotme, pasi që Kalev/Cramoja ka përfunduar ndeshjet dhe është në bilanc 2-4. Zielona Gora luan ndaj Siauliait dhe njëra do të regjistrojë patjetër humbjen e tretë. Prishtina ka bilanc direkt më të mirë se të dyja këto, pasi që ka mposhtur edhe Zielona Gorën edhe Siaulialin.
TABELA AKTUALE E GRUPIT A NË ENBL 22/23:
Polski Cukier Start Lublin | 4-1 | ||
BC Budivelnyk | 4-0 | ||
BC Zielona Gora | 3-2 | ||
BC Kalev/Cramo | 2-4 | ||
KB Sigal Prishtina | 2-3 | ||
Siauliai | 2-2 | ||
TalTech/OPTIBET | 0-5 |