DUELI FINAL I GRUPIT

Foto: KBPrishtina/fb
Prishtina në Izrael, për duelin e kthimit ndaj Ironi Nahariya
15 February, 2022 @11:20
Pas fitores që e shënuan në Prishtinë ndaj ekipit izraelit, që llogaritet të jetë ekipi më i fortë në Grupin B të BIBL, basketbollistët e KB Prishtina kanë arritur dje në Izrael për të luajtur duelin e kthimit dhe të dhjetin në grup, që është edhe dueli i fundit për fazë grupore.
Prishtina e drejtuar nga Ante Nazor kishte mposhtur thellë ekipin izraelit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat 84-61 dhe tani me një fitore potenciale, do të mund të përfundojë e para në grup, për të bërë bilansin më të mirë se ata.
Dueli Ironi Nahariya - Prishtina zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:00. Ndeshja do të transmetohet direkt në kanalin e BIBL në YouTube.
TABELA AKTUALE E GRUPIT B, BIBL 21/22:
Ironi Nahariya | 7-2 | ||
Prishtina | 6-3 | ||
Akademik | 5-5 | ||
TFT | 4-5 | ||
Ibar | 3-7 | ||
Beroe | 3-6 |