Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF QUARTERFINALS | GAME 2

Prishtina në kërkim të barazimit, përndryshe eliminohen

Pamje nga ndeshja e parë e serisë, derisa Robert McCoy sfidohej nga Devin Thomas në duelin Prizreni'16 - Prishtina 95-87/ Foto: KBPrizreni/f

Prishtina në kërkim të barazimit, përndryshe eliminohen


1 May, 2022 @11:44

Rekord-kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, është duke bërë ftesë përmes llogarive në rrjete sociale që sa më shumë adhurues të basketbollit të jenë në palestër, ndërsa ekipi po kërkon barazimin e serisë ndaj Prizrenit’16 në pasditen e sotme.

Seria çerekfinale e PlayOffit luhet deri në dy fitore dhe Prizreni’16 ka fituar ndeshjen e parë në Sezai Surroi dhe me një fitore eventuale sonte, do të siguronte gjysmëfinalen e garës.

PLAYOFF SKEMA

Ndeshja Prishtina - Prizreni’16 nis prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, të dielën e 1 majit.

Prizreni’16 fitoi ndeshjen e parë me rezultat 95-87 dhe bëri serinë 1-0.

Në rast të fitores së ekipit të drejtuar nga Arbnor Rifati, seria përfundon me 2-0 dhe Prizreni’16 siguron gjysmëfinalen ndaj kampionit aktual të Superligës, Ylli.

Në rast të fitores së Prishtinës së Ante Nazorit, seria barazohet në 1-1 dhe ndeshja vendimtare për t’i dalë përballë kampionit në gjysmëfinale luhet në Sezai Surroi tri ditë më pas.


 
Të gjitha lajmet nga