Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF QUARTERFINALS: PRIZRENI - PRISHTINA

Arti Hajdari shkëlqen, Prizreni’16 merr epërsinë ndaj Prishtinës

Foto: KBPrizreni/fb

Arti Hajdari shkëlqen, Prizreni’16 merr epërsinë ndaj Prishtinës


28 April, 2022 @22:30

Basketbollisti pejan i Prizrenit’16, Arti Hajdari ka shkëlqyer sonte, derisa ekipi i tij ka nisur me fitore serinë çerekfinale të PlayOffit, duke e mposhtur Prishtinën në ndeshjen e parë 95-87 [29-25, 18-20, 27-28, 21-14] për të marrë epërsinë 1-0 në seri.

Hajdari ka shënuar 35 pikë për 36 minuta lojë, ndërsa ka pasur saktësi 55% nga trepikëshi, duke shutuar 9/5. Ai ka bërë edhe 3 asistime në proces, ndërsa ka regjistruar edhe 2 topa të vjedhura.

Me 21 pikë luajti Xavier Cannefax, që kishte 8 topa të humbur, por bëri edhe 4 asistime në këtë ndeshje për të fituar duelin e parë çerekfinal.

PLAYOFF SKEMA

Në fakt pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, derisa vendasit mbyllën me dy pikë epërsi këtë pjesëlojë. Njëjtë shkoi edhe çereku i tretë, ku dallimi u ngushtua, pasi që Prishtina e mori 10-minutëshin e tretë të ndeshjes me 27-28.

Mirëpo, në çerek të fundit Hajdari dhe Cannefax bënë dallimin për të fituar tërë ndeshjen, pasi që morrën çerekun e katërt me 21-14. Vetëm në këtë çerek Hajdari shënoi 10 pikë!

Te ekipi i Prishtinës drejtuar nga kroati Ante Nazor më efikas ka qenë Jetmir Zeqiri me 23 pikë, ndërsa Jan Palokaj shënoi 20 të tjera. Bardhekaltërit pas tri ditësh do të tentojnë të barazojnë serinë në ndeshjen e dytë të serisë. Në të kundërtën, Prizreni’16 shkon në gjysmëfinale të PlayOffit, pasi që ekipi që shënon së pari dy fitore kualifikohet tutje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga