PANDALSHËM VAZHDOJNË
Prishtina rreshton fitoret
19 March, 2016 @20:48
Viti 2016 për Prishtinën është ende pa humbje. Basketbollistët bardhekaltër kanë shënuar edhe fitoren e radhës së tyre në kuadër të kësaj serie të madhe duke e mposhtur Bashkimin në derbin e mbetur të xhiros së XX.
Sigal Prishtina pothuaj gjatë gjithë ndeshjes ka qenë në epërsi, derisa Bashkimi e ndjekte, por nuk e kishte fuqinë për të bërë më shumë përveç se për t’iu afruar kampionit.
Willie Kemp me 24 dhe Jason Washburn me 20 pikë kanë qenë basketbollistët më efikas te Prishtina sonte. Ky i fundit përfundoi takimin me double-double pasi që regjistroi edhe 16 kërcime.
Te Bashkimi, më të dalluar ishin gjithashtu dyshja amerikane sa i përket pikëve të shënuara. Tre Bussey shënoi 20, ndërsa Tay Waller 25 pikë të tjera në përballje.
Sigal Prishtina para ndeshjes së nesërme me Vëllaznimin ka bilanc 16-3, ndërsa Bashkimi 13-7.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | SIGAL PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 21 | 25 | |
Çereku i dytë | 16 | 16 | |
Çereku i tretë | 19 | 20 | |
Çereku i katërt | 26 | 28 | |
Kërcime | 37 | 44 | |
Asistime | 19 | 22 | |
Bllokada | 1 | 3 | |
Topa të vjedhur | 4 | 7 | |
Topa të humbur | 11 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 13/32 (40%) | 9/25 (36%) | |
Tentime për dy pikë | 18/42 (42%) | 25/46 (54%) | |
Gjuajtje të lira | 7/13 (53%) | 12/17 (70%) |
Statistikat ekipore te Bashkimi
1 | Tay Waller | 25 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Theron Bussey | 20 pikë | 3 kërcime | - |
3 | Endrit Hysenagolli | 12 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Rokas Uzas | 10 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
5 | Andi Shehu | 7 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Granit Rugova | 6 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
7 | Griffin Ramme | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
Statistikat ekipore te Sigal Prishtina
1 | Willie Kemp | 24 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
2 | Jason Washburn | 20 pikë | 16 kërcime | 2 asistime |
3 | Dardan Berisha | 16 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
4 | Mohamed Abukar | 10 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
5 | Andrew Warren | 6 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
6 | Gerti Shima | 5 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Stanimir Marinov | 5 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Rinor Peci | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Edmond Azemi | 0 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |