Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI (F) - PRISHTINA (F)

Prishtina skuadra e parë me 1000+ pikë këtë stinor

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina skuadra e parë me 1000+ pikë këtë stinor


8 February, 2020 @16:46

Kampionia aktuale në Ligën e Femerave, Prishtina, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror e mposhti Vëllaznimin me rezultat 60-96.

Prishtina duke shënuar 96 pikë në këtë ndeshje, u bë skuadra e parë në këtë sezon që arriti shifrën e 1000+ pikëve në Ligë.

Epërsia në ndeshje ishte nga minuta e parë e deri në fund te prishtinaset, derisa shkëlqeu basketbollistja Enxhi Xhanaj me 28 pikë, 30 kërcime e 7 asistime.

Xhanaj u ndihmua edhe nga Besijana Martinaj me 19 pikë, 8 asistime e 6 kërcime, Diellza Dekaj me 17 pikë e 7 kërcime dhe Era Shatri me 14 pikë, 14 kërcime e 7 asistime.

Te Vëllaznimi u dalluan kapitenja Rina Hoda me 14 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, Aisha Kaid me 14 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Mirlinda Daku me 11 pikë të tjera. Për Dakun dhe hungarezen Kaid kjo ishte ndeshja debutuese me fanellën e Vëllaznimit.

TABELA AKTUALE

Prishtina me 9 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Vëllaznimi ende nuk u njoftua me fitore pas 11 xhirove të zhvilluara.

Në xhiron tjetër Prishtina luan derbin ndaj Bashkimit, derisa Vëllaznimi takohet me Kastriotin, ku do të shpresojnë në fitoren e parë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave