Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT SHPRESOJNË NË FITORE

Prishtina sonte kërkon një histori tjetër në arenën ndërkombëtare

Fotot: KBPrishtina/ fb

Prishtina sonte kërkon një histori tjetër në arenën ndërkombëtare


20 March, 2023 @11:34

Rekord-kampionja e Kosovës, Prishtina, sonte do të jetë mysafire e ekipit polak Szczecin, ndërsa pas barazimit të arritur në ndeshjen e parë, ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ynë do të kërkojë që me një fitore potenciale të sigurojë Final Fourin e ligës ENBL.

Prishtina debutoi në këtë garë këtë stinor, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që merr pjesë këtu - dhe natyrisht, po kërkon që të shkruajë emrin e saj në histori për basketbollin kosovar, si ekipi i parë që arrin Final Fourin e garës, edhe pse vetë kalimi në fazën e PlayOffit është historik.

KB Prishtina, roster 2022/23

Ekipi i Szczecinit është mjaft i fortë, por djelmoshat e drejtuar nga Ahmet Kandemir janë të motivuar për të arritur në katërshen më të mirë të garës, derisa kanë mësuar edhe kundërshtarin që do t’i pret aty, pasi që ekipi lituanez Wolves eliminoi ekipin ukrainas Budivelnyk pas vazhdimeve mbrëmë. Budivelnyk kishte fituar ndeshjen e parë 83-80, ndërsa pas vazhdimeve në të dytën mbrëmë, u mposht 87-79 nga Wolves, ku këta të fundit shkruan emrin e tyre në Final Four të garës.

Ndeshja Szczecin - Prishtina nis prej orës 18:00 sonte, ndërsa bardhekaltërit në postimin e fundit të tyre në rrjete sociale dje kanë shkruar që synim të vetëm kanë sigurimin e Final 4 të ENBL.

Nate Grimes @ Prishtina

“Shkojmë në Poloni për të shkruar histori. Të hënën në Netto Arena të Szczecinit skuadra më e madhe shqiptare zbret me synimin e vetëm, për kualifikim në Final 4 të ligës ENBL”.

Kujtojmë, Prishtina është ekipi nga Kosova që ka arritur më së largu në FIBA Europe Cup, si dhe ekipi i vetëm nga Kosova që ka fituar ligën BIBL dhe atë dy herë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga