NË KRYEQYTET

Foto: KBPrishtina/fb
Prishtina zyrtarizon ish-trajnerin e Vëllaznimit
6 March, 2021 @16:52
Rekord-kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka zyrtarizuar para pak çastesh kryetrajnerin e ri të skuadrës.
Ljupcho Malinkov, që drejtoi për një pjesë të mirë të këtij stinori ekipin e Vëllaznimit, do të jetë trajner i ri i kryeqytetasve këtë sezon në Superligë.
Prishtina, që nisi stinorin me tranjerin vendor Andin Rashica dhe më pas fitoi Kupën e Kosovës me trajnerin malazez Dragan Radovic, tashmë ka emëruar trajnerin e tretë të stinorit, maqedonasin Malinkov.
Prishtina përndryshe është duke përjetuar stinorin më të dobët në histori të saj duke qenë se është në pozitë të parafundit të renditjes tabelare të Superligës me bilans 7-14.