KBF PENZA - KBF BASHKIMI
Derbi i femrave në Karagaç, sonte
6 March, 2021 @12:08
Xhiroja e 16 në Ligën e Femrave mbyllet me derbin në mes të KBF Penzës dhe KBF Bashkimit.
Bashkimi në këtë sezon nuk u mposhtë asnjëherë ndaj Penzës, derisa para ndeshjes skuadra prizrenase u përforcua me basketbollisten Irma Konjusha.
Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 14 fitore e 1 humbje, kurse Penza me 9 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e katërt në Ligën e Femrave.