MVP : : : FINAL 8 "GJAKOVA 2024" — FINALJA E FEMRAVE
Arbnore Përçuku (KBF Bashkimi), MVP e finales së Kupës
Teksti: FBK
18 February, 2024 @10:18
Pas triumfit të Bashkimit ndaj Prishtinës në super finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 56:75, Arbnore Përçuku ishte lojtarja më meritore për fitoren e vajzave nga Prizreni.
Çmimin si lojtarja më e mirë e kësaj finale ia ndau Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Përçuku gjatë 40 minutave lojë pati efikasitet prej 21 pikësh, 11 kërcime si dhe ishte e saktë për 8 asistime.