Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PENZA

KBF Bashkimi me lehtësi ndaj Penzës, e nis Play Offin me fitore

FOTO / 029

KBF Bashkimi me lehtësi ndaj Penzës, e nis Play Offin me fitore


8 March, 2024 @20:11

Vashat e Bashkimit në ndeshjen e parë të Play Offit, me lehtësi e mposhti Penzën me rezultat 83-60.

Kampionet aktuale e dominuan ndeshjen gjatë tërë kohën dhe e arritën një fitore të lehtë.

Sarah Mgbeike me 22 pikë ishte koshashënuesja më e mirë, derisa u ndihmua edhe nga Adrienne Godbold me 21 pikë e 10 kërcime dhe Arbnore Përquku me 13 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Në anën tjetër te Penza u veçuan, Saranda Daci me 19 pikë e 9 kërcime dhe Peevy Elise me 14 pikë e 7 kërcime.

SKEMA E PLAY OFFIT

Bashkimi kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në finale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave