PRISHTINA (F)
Prishtina zyrtarizon përforcimin e parë të huaj
26 September, 2020 @11:24
Skuadra e femrave të Prishtinës, ka zyrtarizuar basketbollisten e parë të huaj për stinorin 2020/21.
Alexis Tolefree ka arritur marrëveshje një vjeçare me Prishtinën.
Tolefree luan në pozitën e fundores, derisa në stinorin e kaluar me skuadrën Arkansas Razorbacks në NCAA kishte mesatare prej 16.3 pikëve, 4.3 kërcimeve 2 asistimeve dhe 1.6 topave të vjedhur për ndeshje.
Basketbollistja amerikane do t’i bashkohet skuadrës më vonë për shkak të situatës me pandemi.