Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRIZRENI'16

Prizreni’16 rikthehet në çerekun e fundit, kap avantazhin

Prizreni’16 rikthehet në çerekun e fundit, kap avantazhin


30 March, 2022 @21:01

Skuadra e Prizreni, me performancën në çerekun e fundit, e mposhti Rahovecin me rezultat 93-98 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës Unike.

Vreshtarët çerekun e parë e mbyllën me 6 pikë epërsi (28-22), derisa e ngritën epërsinë në 9 pikë në fund të çerekut të dytë.

Prizreni e ngushtoi epërsinë në 4 pikë në çerekun e katërt (73-69), kurse në 10 minutëshin e fundit duke shënuar 9 pikë më shumë se kundërshtari (20-29), e kapën avantazhin në Play Off.

Arti Hajdari ishte koshashënuesi më i mirë te Prizreni me 27 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Darrell Davis me 23 pikë, 12 kërcime e 9 asistime, Robert McCoy me 20 pikë e 10 kërcime dhe Xavier Cannefax me 14 pikë, 11 asistime e 8 kërcime.

Te Rahoveci u veçuan TJ Dunans me 24 pikë, 17 kërcime e 6 asistime, Musab Mala me 22 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Fisnik Rugova me 16 pikë.

Ndeshja e dytë do të luhet në Prizren. Skuadra e cila shënon rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara (pikët e shënuara në total nga dy ndeshjet) do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike.


 
Të gjitha lajmet nga