Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJERIT TË BASHKIMIT

Radulovic: Nuk kemi qenë të mirë në mbrojtje

Foto: KBBashkimi/fb

Radulovic: Nuk kemi qenë të mirë në mbrojtje


27 March, 2022 @23:02

Bashkimi është mposhtur nga Prishtina në përballjen tejet të rëndësishme për ta, ndërsa trajneri maqedonas i ekipit prizrenas Darko Radulovic ka thënë se pos mbrojtjes që nuk funksionoi lojtarët sikurse u dorëzuan në dhjetë minutat e fundit.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, por me mbrojtje nuk kemi qenë mirë. Në pjesë të dytë patëm telashe me gabime personale ndërsa lojtarët nga banka nuk mundën t’i kundërpërgjigjeshin rivalit,” ka thënë Radulovic fillimisht.

“Gjithashtu dua të ceki se nuk është e arsyeshme të dorëzohesh në lojë, gjë që ndodhi nga lojtarët në çerek të fundit,” ka shtuar në fund ai.

Bashkimi është në rrezik të përfundojë stinorin në pozitën PlayOut!

 


 
Të gjitha lajmet nga