Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - GOLDEN EAGLE YLLI

Rahoveci me fitore bindëse siguron gjysmëfinalen e Play Off-it

Rahoveci me fitore bindëse siguron gjysmëfinalen e Play Off-it


11 April, 2021 @18:42

Skuadra e Rahovecit është kualifikuar direkt në gjysmëfinale të Play Off-it, pasi e mposhti rivalin direkt, Golden Eagle Ylli, me rezultat të thellë 84-70.

Vreshtarët janë bërë ekipi i dytë i kualifikuar direkt në gjymëfinale të Play Off-it, pas liderit, Ponte Prizrenit.

Rahoveci në këtë ndeshje mbizotëroi plotësisht, duke krijuar epërsi të konsiderueshme që nga fillimi, i cili më pas u thellua gradualisht.

E gjithë pesëshja e parë e Rahovecit në këtë ndeshje shënoi pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte si zakonisht amerikani Darrell Davis me 21 pikë të shënuara, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe qendra Ed Daniel me double-double monstruoz prej 17 pikëve dhe 20 kërcimeve.

Te Golden Eagle Ylli LG Gill e mbylli takimin me 19 pikë, ndërsa Mitchell Wilbekin, Valon Bunjaku dhe Erjon Kastrati shtuan nga 15 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Ylli me këtë humbje e përfundon pjesën e rregullt të kampionatit në pozitën e tretë, për të luajtur në çerekfinale të Play Off-it përballë Bashkimit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga