FORMACIONET STARTUESE

Rahoveci - Vëllaznimi, 5-shet startuese
5 November, 2022 @18:31
Nga ora 19:00 në Mizahir Isma luhet ndeshja e parë e xhiros, ndërsa Rahoveci pret Vëllaznimin. Derisa Vëllaznimi erdhi si kampion i Ligës së Parë dhe është konsoliduar mirë për Superligë pas ciklit të parë të ndeshjeve, Rahoveci nuk po kalon momente të mira dhe sonte po kërkojnë fitoren e dytë sezonale për të shpresuar në ngritje të mëvonshme nga fundi i tabelës.
Trajnerët Muhamed Thaçi dhe Josip Plantak kanë vendosur që të nisin ndeshjen me këto pesëshe startuese:
RAHOVECI: Jahii Carson, Chris Seeley, Edmond Kryeziu, Isaiah Manderson, Bardh Rexha.
VËLLAZNIMI: Emmanuel Omogbo, Anthony Adger, Burim Zekiqi, Damonte Dodd, Don Polloshka.