JAHII CARSON

Rahoveci zyrtarizon të huajin e parë për edicionin 22/23 të Superligës
12 August, 2022 @16:30
Tashmë edhe skuadra deri tash e heshtur në kuadër të përforcimeve për stinorin e ri, KB Rahoveci ka nisur të prezantojë një nga një shtesat në ekip.
Pas sigurimit të dyshes vendore, Visar Ejupi dhe rikthimit të Bardh Rexhës, vreshtarët posa kanë zyrtarizuar të huajin e parë në skuadër, që është amerikani Jahii Carson.
Playmakeri në fjalë, është 30-vjeçar dhe së fundi ka qenë pjesë e ekipit belg, Limburg.
Ai aty ka pasur mesatare prej 18.4 minutave për lojë, ndërsa ka regjistruar 7.6 pikë për ndeshje, 2.3 kërcime dhe 3 asistime.
“Jahii Carson është lojtari i parë i huaj që i bashkohet skuadrës sonë për stinorin e ri 2022/23. Amerikani luan në pozitën e organizatorit ndërsa Jahii në të kaluarën ka luajtur për shumë skuadra të njohura në ligat e ndryshme evropiane. Welcome Jahii Carson,” - ka shkruar njoftimi i KB Rahoveci pak më parë.
Para Limburgut, Carson ka qenë pjesë e Academic Plovdivit, pastaj Arges Pitesti, Koroivos, Adanaspor, etj.