FORMULA 1

REUTERS/Suhaib Salem
Raikkonen fiton dramën arabe
5 November, 2012 @15:00
Vetëm edhe dy gara kanë mbetur deri në përfundim të stinorit. Mirëpo, gara e sotme ka qenë në çdo aspekt ajo që e bën Formula 1-shin – garë të çmendur.
Garën dramatike e fitoi finlandezi Kimi Raikkonen, i cili ka shënuar fitoren e parë pas 3 viteve. I dyti përfundoi Fernando Alonso i Ferrarit, ndërsa Super Vettel ka arritur që të përfundojë garën në podium, pasi ia nisi i fundit nga renditja për shkak të një dënimi.
Vettel tash ka dhjetë pikë më shumë se Alonso në renditjen e përgjithshme, dy gara pa përfunduar stinori. Këta të dy kanë mbetur garuesit e vetëm të cilët mund të arrijnë titullin sivjet.
Raikkonen i cili fitoi garën e sotme, shënoi fitoren e parë që nga viti 2009 në Belgjikë, ndërsa ka qenë fitorja e parë për ekipin e tij Lotus që nga viti 1987.
Kështu, gara dramatike e shtegut Yas Marina e vlefshme për Çmimin e Madh të Abu Dhabit ka dhënë një paraqitje fantastike të Formula 1-shit, me lëvizje, kalime, dy ndeshje e aksidente.
PIKËT NGA GARA E SOTSHME:
1. Kimi Raikkonen (Lotus) – 25 p. 2. Fernando Alonso (Ferrari) – 18 p. 3. Sebastian Vettel (Red Bull) – 15 p.
RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1. Sebastian Vettel, 255 p. 2. Fernando Alonso, 245 p. 3. Kimi Raikkonen, 198 p.