Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati: Ata që bëjnë dallavere, as Zoti s’është me ta

Rifati: Ata që bëjnë dallavere, as Zoti s’është me ta


10 April, 2021 @22:44

Lideri i Superligës, Ponte Prizreni, e ka mbyllur me fitore pjesën e rregullt të kampionatit në Superligë.

Edhe pse fitorja për ta nuk kishte ndonjë peshë pasi që vendi i parë ishte siguruar më parë, Ponte Prizreni edhe në ndeshjen përballë Trepçës luajti me mish e me shpirt për të fituar në fushë.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ky rezultat është dëshmi që ekipi i tij nuk bënë pjesë në kalkulime dhe dallavere, por përkundrazi, luan për të fituar çdo ndeshje.

“Ata që bëjnë kalkulime dhe ata që bëjnë dallavere siç thotë populli, as zoti s’është me ta. Unë personalisht jam njeri që i mbështetem zotit dhe punoj me drejtësi. Punën e drejtë, sakrificën e donatorëve dhe mundin e lojtarëve nuk dua ta manifestoj me kalkulim të asnjë skuadre. Ka 3-4 javë që flitet se ai po i lëshon këtij, po fiton ky, e gjëra të tilla, por unë qysh në dhjetor në ndeshjen me Prishtinën kam thënë se ne nuk jemi pjesë e kalkulimeve, kështu që ky është një mesazh për FBK-në se kështu duhet luftuar e punuar që në fund drejtësia të ngadhënjejë”, tha Rifati për K Sport.

Më tej, ai tha se ndjen keqardhje për gjendjen e Trepçës si një klub me traditë, derisa në fund premtoi se titulli kampion do të fitohet nga Ponte Prizreni.

“Kur kam thënë se do të jemi të parët, çdoherë kam besuar në sinqeritetin tim, kështu që më vjen keq për një ekip me traditë siç është Trepça, por ky është basketbolli sepse të njëjtën e bëmë edhe me klubin e qytetit tonë, Bashkimin. Ne jemi favorit, e kemi kryer kampionatin kështu që ju premtoj se edhe në Play Off nuk ka kalkulime dhe Kupa do të vie në qytetin historik të Prizrenit”, përfundoi ai.

TABELA AKTUALE

Për ndryshe, skuadra e Trepçës me humbjen e sotme ka përfunduar kampionatin në vendin e shtatë dhe në fazën e ardhshme do të luajë në Play Out për të siguruar mbijetesën në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga