DUELI MIQËSOR
Rivali i Kosovës, mposhtet nga Bullgaria
13 July, 2017 @14:08
Përfaqësuesja e Bullgarisë në basketboll ka mposhtur rivalin e radhës të Kosovës në basketboll, Austrinë, 80-66 në miqësoren e zhvilluar dje në Samokov të Bullgarisë.
Bullgaria edhepse avancoi shpejt në çerek të parë, 28-16, austrikët ulën epërsinë në fund të pjesës së parë në vetëm 6 pikë, 47-41.
Sidoqoftë, bullgarët e udhëhequr nga lojtari i Barcelonës, Aleksander Vezenkov, arritën të fitojnë ndeshjen në pjesë të dytë duke e ngritur avantazhin, për përfundimtaren 14 pikëshe.
Vezenkov ka shënuar 26 pikë e 7 kërcime në fitoren e Bullgarisë, ndërsa te Austria më të dalluarit kanë qenë Rasid Mahalbasic (27 vjeç, 210 cm.) me 22 pikë dhe Bryce Douvier (26 vjeç, 201 cm.) me 13 të shënuara.
Kosova zhvillon miqësoren ndaj Austrisë më 15 korrik në Kapfenberg të Austrisë.