QENDRA E KOSOVËS
Sinani pret të kthehet pas 1 muaji
11 July, 2017 @15:35
Qendra e reprezentacionit të Kosovës, Gazmend Sinani, që nuk do të mund t’i bashkohet ekipit në miqësore ndaj Austrisë dhe Sllovakisë, ka pësuar lëndim në dorën e majtë të tij gjatë përgatitjeve.
Pasi që Borozani.com kontaktoi me lojtarin, Sinani bëri të ditur se u lëndua në një duel me Granit Rugovën, ku pësoi në bicepsin e majtë të tij.
Gazmend Sinani pritet të kthehet për afro katër javë nga lëndimi derisa të shërohet dora e tij.
Kosova në ndërkohë, do të zhvillojë dy miqësore, ndaj Austrisë dhe Sllovakisë.
Gjithsesi, Gazmendi pret që të jetë plotësisht i gatshëm për stinorin e ri basketbollistik.