PUBLIKU NË PALESTRA
Rreth 5 mijë shikues në ndeshjet e xhiros së gjashtë
24 October, 2024 @16:19
Në total janë regjistruar 4 mijë e 750 shikues nga ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll. Primatin e ndeshjes më të shikuar e mbajti dueli derbi ku i pari në tabelë priti të dytin në atë moment, derisa Bashkimi mposhti Prishtinën para 2 mijë e 500 shikuesve.
Me 1 mijë e 500 shikues, ndeshja tjetër më e shikuar e xhiros ishte ajo në mes të Trepçës dhe Pejës, kurse Vëllaznimi - Ylli u ndoq nga 500 shikues në “Shani Nushi” e Prizreni - Bora nga 250 të tillë në “Sezai Surroi”, duke e sjellë totalin e xhiros në 4 mijë e 750 sosh.
*Shifrat janë nga raportet e ndeshjeve