Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E FEMRAVE

Rriten shpërblimet në Superligën e Femrave

Rriten shpërblimet në Superligën e Femrave


Teksti: FBK

13 January, 2021 @12:53

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të rrisë fondin e shpërblimeve për Superligën e Femrave: 6,000.00 (gjashtë mijë) Euro për ekipin kampion, 3,000.00 (tre mijë) Euro për ekipin nënkampion dhe nga 1,000.00 (një mijë) Euro për ekipet që e sigurojnë nga një vend në play-off.

Kjo është edhe një ndihmë për klubet e femrave nga Bordi i FBK-së, që po synon të ndihmojë sa më shumë basketbollin e femrave në Kosovë. Siç dihet vitin e kaluar Bordi i FBK-së ka vendosur që të formohet Përfaqësuesja A e femrave dhe të luajë në garat ndërkombëtare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave