Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FURKAN SAGLIK

Saglik: Mbrojtja jonë e caktoi rezultatin

FOTO / Arian Paçarizi

Saglik: Mbrojtja jonë e caktoi rezultatin


16 October, 2019 @23:45

Trajneri turk i vashave të Bashkimit, Furkan Saglik, në një bisedë ekskluzive me TopSporti.com ka thënë se mbrojtja agresive e caktoi edhe rezultatin e ndeshjes.

Sot në përgjithësi mirë luajtëm, e pata rastin ta shoh gjendjen e fundit të skuadrës para derbit kundër Prishtinës.

Mbrojtja agresive e caktoi edhe rezultatin e ndeshjes dhe arritëm ta mbanim kundërshtarin në shifra të ulëta. Me presing të plotë e detyruam kundërshtarin të bëjë 25 topa të humbura për këtë e përgëzoj skuadrën. Sot të gjithë lojtaret që morën minutazhë kanë dhënë kontribut, në shtëpinë tonë arritëm një fitore të mirë, gjithashtu i uroj edhe Trepçës suksese në ndeshjet e radhës,”- ka thënë Furkan Saglik.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me fitoren ndaj Trepçës, u vendos në krye të tabelës, derisa në xhiron e dytë do të përballet me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave