Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GODET BASHKIMI!

Samardo Samuels përforcim i ri i Bashkimit

Samardo Samuels përforcim i ri i Bashkimit


7 December, 2022 @19:53

Basketbollisti xhamajkan, Samardo Samuels, është lojtari më i ri i Bashkimit, ka bërë të ditur klubi prizrenas para pak castesh.

Ish lojtari i Hapoel Jerusalem, Olimpia Milano, Barcelonës, Limoges etj është zyrtarizuar sot te Bashkimi, ndërsa ai aktualisht është 33-vjeçar, ndërsa në janar do t’i mbush 34-tat.

Ai në fillim të karrierës së tij ka luajtur për ekipin e NBA-së, Cleveland Cavaliers (viti 2011).

Samuels luan në pozitën e alo-qendrës, ndërsa është 206-centimetra i gjatë.

Samaro Samuel @ Bashkimi

Së fundi ka qenë pjesë e ekipit meksikan Libertadores, ku ka pasur mesatare prej 10.2 pikësh, 4.4 kërcimesh dhe 1.5 asistimesh për ndeshje, ndërsa ka luajtur mesatarisht 22.9 minuta në lojë.

 

 

Nëse është në ritëm të mirë dhe nëse përshtatet me skuadrën, Samardo Samuels, mund të bëj dallimin te Bashkimi për të kthyer skuadrën te fitoret dhe për ta bërë konkurrente në Superligë!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga