Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHRIS MARMARINOS

Selektori i Kosovës: Qëndrojmë të bashkuar përballë kësaj sfide globale

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Selektori i Kosovës: Qëndrojmë të bashkuar përballë kësaj sfide globale


14 April, 2020 @12:53

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, ka folur për faqen zyrtare të FBK-së sot, duke dhënë mesazh për të qëndruar në shtëpi, karshi pandemisë coronavirus.

Greku 42 vjeç ka kërkuar nga të gjithë që të jenë syhapur dhe të respektojnë rregullat që po i vendosin shtetet përkatëse.

“Planeti po përballet me një krizë që nuk është përballur në 100 vitet e fundit. Megjithatë, në çdo krizë ka edhe mundësi. Mund të krijojmë mundësi për veten, familjen dhe shtetin. Shfrytëzoni këtë kohë për të kaluar me të dashurit tuaj. Shumë shpejt kjo krizë do të jetë histori. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë në shtëpi dhe të shëndetshëm”, ka thënë Marmarinos.

Marmarinos që erdhi në krye të Kosovës në fillim të këtij viti për të zëvendësuar boshnjakun Damir Mulaomerovic të larguar pas kualifikimeve të fundit, ka nisur mbarë parakualifikimet për Botërorin 2023, duke shënuar dy fitore me Kosovën në dy përballjet e para të grupit.

Kosova mposhti Islandën si vendas dhe Luksemburgun si mysafir dhe aktualisht zë vendin e parë në grup, ku është edhe Sllovakia.


 
Të gjitha lajmet nga