YLLI - VËLLAZNIMI
Shkëlqen Bunjaku, Ylli mposhtë Vëllaznimin pas vazhdimeve
15 November, 2020 @15:33
Me fitore të vendasve është mbyllur ndeshja e sotme e luajtur mes Yllit dh Vëllaznimit në Suharekë.
Ndeshja mes skuadrave ishte mjaft e fortë dhe për t’u caktuar fituesi u desh të luheshin edhe vazhdimet, me kohën e rregullt që përfundoi baraz. E pas vazhdimeve, triumfoi Ylli, që ndeshjen në fund e mbylli me fitore 87-74.
Suharekasit ishin më të mirë se gjakovarët në tre çerekët e parë, mirëpo një çerek i fundit fantastik bëri që gjakovarët ta dërgonin ndeshjen në ‘overtime’. Çereku i fundit mes skuadrave u mbyll 9-25 për Vëllaznimin dhe kështu skuadrat shkuan në 5-minutëshin shtesë.
E aty, dukshëm më e mirë ishte skuadra e Yllit, që shënoi plot 17 pikë dhe pësoi vetëm 4, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 87-74.
Valon Bunjaku me triple-double ishte fantastik te Ylli. Ai luajti me 19 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, ndërkohë që pikëdyshifrore patën edhe Cady John (17), Egzon Kuqi (14), Samir Zekiqi (11) dhe Daniel Regis (10). Ky i fundit shtoi edhe 12 kërcime për double-double personal.
Te Vëllaznimi shkëlqeu Christopher Hortman me 30 pikë, 19 kërcime e 7 asistime, derisa pikë dyshifrore pati edhe Roni Koshi (18).
Xhiron që vjen, Yllin e pret Peja, kurse Vëllaznimi i shkon Prishtinës në kryeqytet.