TREPÇA - PRISHTINA

Shpërthim në çerekun e fundit, Prishtina në finale!
6 May, 2017 @20:40
Ashtu si dy ndeshjet e para, edhe ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Prishtinës i ka takuar kampionit në fuqi të Kosovës, i cili sonte takimin e fitoi me rezultat përfundimtar 82-104.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e barabartë, me Prishtinën që ishte në një epërsi të lehtë pothuajse gjatë gjithë kohës, kjo falë paraqitjeve të mira të Mosner e Hinds. Në anën tjetër, Trepça me treshen Zekiqi-Azemi-Scott, që arritën pikë dyshifrore që në 20 minutat e para, mbahej në lojë dhe nuk lejonte që epërsia e kryeqytetasve të rritet, gjë që rezultoi me mbylljen e pjesës së parë me rezultat 40-42.
Në pjesën e dytë, diferencën Prishtina e bëri në fillimin e 10-minutëshit të fundit. Një seri 8-0 i dha një goditje të parikuperueshme Trepçës, e cila më pas e pati të pamundur ta shkaktojë ndonjë përmbysje eventuale. Për më tepër, epërsia e mysafirëve u thellua edhe më tepër dhe takimi u mbyll me fitoren e Prishtinës, fitore e cila e kualifikon për në finalen e play-offit.
Më i dalluari në humbjen e Trepçës ishte Samir Zekiqi me 31 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, kurse te Prishtina u veçuan Mike Moser me 25 pikë, 8 kërcime e 1 asistim dhe Fisnik Rugova me 23 pikë, 5 kërcime e 1 asistim.
Në finale Prishtina do të takohet me skuadrën e Bashkimit.